Google ADS

Haradinaj mohon koalicionin me Kurtin: Është mashtrues

13:38 | 8 Tetor 2019
Arbresh.info

Gjatë konferencës së mbajtur sot, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo lloj mundësie për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj e ka quajtur mashtrues liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin duke thënë se ekziston mundësia që populli të mashtrohet dhe zhgënjehet nga ky subjekt, shkruan arbresh.info

“Ju e e dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep besim, ndërsa e di i mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu ekziston mundësia e mashtrimit dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”, tha Haradinaj.

Nga rezultatet e numëruara deri më tani Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë në këto zgjedhje, ndërsa AAK në koalicion me PSD, janë renditur të katërtit./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/403425787223293/?notif_id=1570521339702039&notif_t=live_video_explicit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme