Google ADS

Haradinaj: Mitrovica, qytet i lënë pas dore na thërret për ndërgjegjësim

21:03 | 2 Prill 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në iftarin e organizuar nga dega e Aleancës në Mitrovicë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se Mitrovica është qytet i lënë pas dore dhe qytet që na thërret për ndërgjegjësim.

“Sot në Mitrovicë, në iftarin e organizuar nga kryetari i degës z. Qazim Nimani, me struktura të Aleancës dhe personalitete të respektuara nga ky qytet. Mitrovica, qytet i lënë pas dore, na thërret për ndërgjegjësim. I kemi borxh të gjithë!”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme