Haradinaj mirëpret themelimin e Këshillit të Ambasadorëve

20:32 | 27 Prill 2023
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në themelimin e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës.

Haradinaj tha se diplomacia e Kosovës ka dhënë shembuj për krijimin e miqësive me shtetet pritëse dhe lehtësime për qytetarët tanë në vendet përkatëse.

“Diplomacia e Kosovës sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive me shtetet pritëse e po ashtu lehtësim për qytetarët kosovarë në vendet përkatëse”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

I pari i AKR-së, ka thënë se Kosova është pasqyrë e asaj çka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera.

“Ka qenë e domosdoshme themelimi i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës, së pari si rrugë diplomatike dhe si mësim për gjeneratat pasuese të koreve diplomatike që do të vijnë në Republikën e Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se është mirënjohës për punën e ambasadorëve, konsujve dhe stafeve diplomatike dhe se Kosova është pasqyrë e asaj çka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera./Arbresh.info/

lexo edhe:

Themelohet Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës

Të ngjashme