Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e përfundimit të studimeve master në Universitetet e BE-së nga përfituesit e grantit të Raundit X të Skemës së Profesionistëve të Rinj (SPR).
Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, kjo ceremoni u organizua nga Zyra e BE-së dhe Këshilli Britanik në Kosovë, me rastin e kthimit të studentëve në Kosovë për t’u inkuadruar në shërbimin civil.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, e quajti këtë lajm të mirë për Kosovën, duke theksuar se në proces të aftësimit tonë jo vetëm si qeverisje, por edhe si shoqëri nuk jemi vetëm.
“Dua të falënderoj Komisionin Evropian për ndihmën gjeneroze që ka aplikuar vërtet një program shumë të qëlluar, që është aftësimi i të rinjve tanë të cilët do të punojnë në sektorin publik, e nga të cilët varet zbatimi i gjithë asaj që ne e dakordojmë, duke filluar nga Kushtetuta, ligjet, normat, planet vepruese, strategjitë. Çdo gjë varet nga zbatuesit dhe ata janë më të rëndësishëm sesa ata që marrin vendime lartë”, tha kryeministri, duke falënderuar edhe Këshillin Britanik në Kosovë për implementimin e këtij programi.
Duke uruar përfituesit e këtij programi dhe 35 bursistët e rinj, kryeministri Haradinaj tha se jeni të mirëseardhur kurdo që jeni gati të ktheheni të shërbeni në vend përmes qeverisjes së sektorit publik.
Ky projekt i BE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë studentët nga Kosova.
Në këtë ceremoni morën pjesë Riccardo Serri, shef i sektorit politik, ekonomik dhe për integrime evropiane në Zyrën e BE-së/Përfaqësuesit Special të BE-së, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, si dhe studentët të cilët tashmë kanë përfunduar studimet master.
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...