Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se i është mirënjohës ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it, për punën që kanë bërë në Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se ashtu siç është paralajmëruar dje, shumica dërrmuese e qytetarëve të këtij rajoni kanë tashmë furnizim të rregullt me energji elektrike.
Ky është postimi i plotë i tij:
Mirënjohës ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it, të cilat pas një pune vetmohuese, arritën që në afat rekord ta sanojnë gjendjen e shkaktuar nga prishja e trafos kryesore në Mitrovicë. Ashtu siç është paralajmëruar dje, shumica dërrmuese e qytetarëve të këtij rajoni kanë tashmë furnizim të rregullt me energji elektrike, dhe për pak kohë do të mbulohet tërë konsumi, falë angazhimit të palodhshëm dhe profesional të këtyre ekipeve.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj