Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i është gëzuar lirimit të Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale në Hagë.
Lajmi është mirëpritur nga Haradinaj, teksa i ka uruar mirëseardhje në familjen e tij.
“Mirë se kthehesh në familje, Nasim”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka vendosur të modifikojë dënimin e Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim.
Sipas vendimit të Gjykatës, lirimi i Haradinajt bazohet në disa kushte, shkruan Arbresh.info.
Më poshtë gjeni kushtet e përcaktuara me vendim të kryetares, gjykatëse Ekaterina Trendafilova:
– garancia se do të banojë tërë kohën në adresën e shtëpisë, shënuar në Parashtrimet e Haradinajt
– të informojë Administratoren dhe stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja për ndërrimin e vendbanimit të përhershëm, në varësi të miratimit nga Kryetarja;
– të paraqitet çdo javë në stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja;
– Administratores t’i dorëzohet pasaporta ose dokumentet e udhëtimit të z. Haradinaj;
– të qëndrojë në Kosovë dhe të informojë Administratoren në rast se dëshiron të udhëtojë jashtë Kosovës dhe kërkesa për leje për udhëtim të miratohet nga Kryetarja;
-të mos kontaktojë, as të komunikojë me dëshmitarë ose viktima (të mundshme) para Dhomave të Specializuara dhe ZPS;
– të mos japë deklarata publike drejtpërdrejt ose tërthorazi (vetë ose përmes të tjerëve) lidhur me Dhomat e Specializuara dhe ZPS në
-të kërkojë leje dhe miratim nga Administratorja për intervista ose çfarëdo kontakti tjetër me median, sikurse përcaktohet në Udhëzuesin e Punës për të Paraburgosurit (Komunikimet me Mediat);
– të përmbushë vendimet ose urdhrat e Dhomave të Specializuara; dhe
-të mos bëjë komente negative, të dhunshme, frikësuese, kërcënuese ose shtrënguese ndaj ose rreth dëshmitarëve (të mundshëm) ose personave të tjerë që janë të rrezikuar për shkak të bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara, dhe ndaj ose rreth zyrtarëve të Dhomave të Specializuara ose të ZPS së.
Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Lirimi i Nasim Haradinaj, vendimi i Gjykatës për modifikimin e dënimit të tij
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...