Miqësia ndërmjet dy popujve, atij të Kosovës dhe Kroacisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sikurse ishin bashkë dhe i dolën në ndihmë njëri-tjetrit edhe në kohë të vështira.
Këtë mesazh e përcolli kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të
Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, duke shtuar se Kosova është e rëndësishme ta ketë në krah shtetin kroat si partner dhe si mik.
Kryeministri Haradinaj, e njoftoi zëvendëskryeministren Pejçinoviq Buriq për të arriturat në Kosovë dhe agjendën evropiane, duke theksuar se shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull i mirë, të cilin duhet ta ndjekë edhe Kosova në rrugën e saj euroatlantike.
Në takimin ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe zëvendëskryeministres Pejçinoviq Buriq, u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për krijimin e
ushtrisë, anëtarësimin në organizatat e huaja, për pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Kroaci, por edhe për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë, për të cilin
kryeministri Haradinaj tha se do të ofrojë përkrahjen e nevojshme.
Në fokus të takimit, ishte edhe vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të saj për
bashkëpunim bilateral në fushën e ekonomisë dhe përkrahjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj integruese.
Pjesë e takimit ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...