Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve, me fokus të veçantë mbrojtjen dhe sigurinë.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast vlerësoi lart kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe globale si anëtare e NATO-s, që ka ndikim edhe për sigurinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Kosova llogaritë në mbështetje të vazhdueshme tek përvojat shqiptare në procesin e anëtarësimit në këtë institucion shumë të rëndësishëm të sigurisë globale.
Gjatë takimit, kryeministri theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, dhe mundësinë e thellimit të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, vlerësoi lart dinamikën e re qeverisëse të kryeministrit Haradinaj, duke thënë se Shqipëria do të jetë mbështetëse e fuqishme për Republikën e Kosovës, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj, duke e mbështetur shtetin e ri në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe NATO-n.
U bisedua edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila do të mbahet në Korçë të Shqipërisë, për arritjen e marrëveshjeve konkrete dhe zbatimin e tyre, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale./arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...