Google ADS

Haradinaj mesazh shqiptarëve të Preshevës: Mos braktisni vatrat, atje Zoti ju ka falë

23:07 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në periudhën kur Qeveria Haradinaj i ka mbushur 100 ditët e para, shefi i saj, Ramush Haradinaj është shprehur i kënaqur me intensitetin e punëve, por ka thënë se ka edhe shumë hapësirë për punë dhe pastaj do të vijnë edhe rezultatet.

Se pari Haradinaj ka cekur punët prioritet te cilat e kanë gjetur qeverinë të detyruar të intervenoi menjëherë siç është çështja e energjisë dhe kontesti me pronat e banorëve të fshatit Shipitull, pastaj ka folur edhe për premtimet e fushatës parazgjedhore për qytetarët e Luginës se Preshevës ku ka thënë se janë duke punuar për dhënien e shtetësisë kosovare me procedura më të lehta.

“Kosova sot edhe pse ka vështirësitë e veta ka edhe shumë mundësi. Jemi ne vlug te punëve me një dinamizëm te madh ne avancimin e proceseve në favor të qytetarëve tanë. Qeveria ime ka për prioritet luftën kundër krimit të organizuar, duke filluar nga korrupsioni që deri tash kishte ngulfatur vendin tonë. Qeveria ime këto 100 ditët e fundit ka dëshmuar se prioritet kemi luftën kundër krimit te organizuar dhe integrimet proevropiane dhe Euroatlatnike. Prandaj edhe ne jemi përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe integrime proevropiane për të përmirësuar imazhin e vendit tonë, por edhe pasur një vend të sigurt për te pasur investitorë të sigurt. Të krijojmë kushte, perspektive dhe të ardhmen të sigurt, për të mos i dhënë shkas të rinjve tanë për të lëshuar vendin”, ka thënë kryeministri Haradinaj për “Presheva jonë”.

Se si e vlerëson situatën politike dhe ekonomike në Lugine e Preshevës dhe roli i Qeverisë së Kosovës karshi këtyre viseve shqiptare, Haradinaj është përgjigjur se “ne përcjellim me kujdes zhvillimet në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ky kujdes do të vazhdojë nga ana e qeverise sime ndaj shqiptareve etnik në Luginën e Preshevës”.

“Ky kujdes padyshim do të jetë edhe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët aktualisht gjenden në vendin tonë. Kemi ndërmend t’ju rregullojmë situatën e tyre të pazgjidhur në Kosovë, të cilët janë shpërngulur se fundit për t’u dhënë një status adekuat, që nënkupton një lejeqëndrim të cilët kanë telashe me kompletimin e dokumetacioneve, por nuk përjashtohet mundësia edhe për t’i furnizuar ata me nënshtetësi, pasaporta të Republikës së Kosovës, veprim ky i nevojshme qe do te krijonte kushte dhe rregulla ne qeverisjen e vendit tonë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Sipas tij, është më mjaft rendësi që qytetarët e Luginës së Preshevës të mos braktisin vatrat e tyre pa ndonjë shkas, pa ndonjë arsye të fortë.

“Por ka raste të tilla, që një gjë ju imponohet dhe dëshirën e tyre për të qenë në Kosovë nuk guxojmë t’ua mohojmë apo të ndihen të diskriminuar, e të cilët kane ikur nga një diskriminim. Pra ne do t’i trajtojmë ata si qytetarë të barabartë me qytetarët tjerë në vendit tone. Por e përsëris, shqiptaret e Luginës e mira të mirës duhet të qëndrojnë besnik vatrave të tyre, sepse atje edhe Zoti i ka falë. Ata s’kanë pikur nga qielli dhe kanë të drejt të jetojnë diku”, ka thënë tutje Haradinaj.

I pyetur rreth zgjedhjeve të ardhshme në Preshevë që do të zhvillohen më 24 dhjetor ku po zhvillohet një fushatë e egër mes liderëve me akuza e kundërakuza, Haradinaj ka bërë thirrje për unifikim./Presheva jonë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme