Nesër, në orën 13:00, Kadri Veseli pret kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike në kuadër të takimeve që janë duke vazhduar që nga java e kaluar kur Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte thirrur tryezën për gjetje të konsensusit për tema të mëdha.
Në agjendën e kryeministrit Ramush Haradinaj për nesër, shihet se shefi i Qeverisë ka ndarë kohën për të marrë pjesë në këtë takim.
LDK dhe Vetëvendosje e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë politike, mirëpo nuk do të përfaqësohen nga kryetarët e partive.
Nga Vetëvendosje i pranishëm do të jetë shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, ndërsa LDK’ja do të përfaqësohet me njërin nga nënkryetarët.
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister