Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.
Ai ka thënë se është përherë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, me dëshirën për prosperitet dhe paqe për popullin dhe shtetin turk. Jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...