Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të masakrës së Studimes

09:03 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore, në 19-vjetorin e masakrës në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë.

Akademia mbahet duke filluar nga ora 12:00 në fshatin Studime.

Më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona që ishin në kolonë për t’u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë. Shumë tjerë ishin plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin larguar për në Shqipëri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme