Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i pranishëm në përmbylljen e festivalit të kulturës dhe verës “Festari”.
Ai iu bashkua kryetarit të komunës, Bali Muharremaj në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në vreshtat e Suharekës.
“Në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari” pas pothuajse një javë aktivitete të veçanta e tradicionale, iu bashkova kryetarit Bali Muharremaj në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në vreshtat e Suharekës, tek nikoqiri Haziz Tafaj (AgroKosova Holding), të cilin e falënderoj për mikpritje”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë