Haradinaj me tubim madhështor në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Faton Jakupit për deputet nga kjo komunë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se autostrada Prishtinë-Dheu i Bardhë do të hapë perspektiva të reja ekonomike për Kamenicën.
Haradinaj ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Kamenica.
“Kamenica meriton më shumë se premtime boshe. Sot, së bashku me kandidatët për deputetë të Koalicionit AAK – NISMA – KONSERVATORËT – E30, nga kjo komunë, Faton Jakupin dhe Fatmir Matoshin, prezantuam planin tonë konkret për zhvillimin e kësaj zone strategjike kufitare. Vizioni ynë për Kamenicën nuk është thjesht një listë projektesh, por një transformim i plotë që do të ndalë shpërnguljen e qytetarëve dhe do të sjellë zhvillim të qëndrueshëm”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Autostrada Prishtinë-Dheu i Bardhë do të hapë perspektiva të reja ekonomike për Kamenicën.
“Autostrada Prishtinë-Dheu i Bardhë do të hapë perspektiva të reja ekonomike për Kamenicën. Ndërtimi i pendave për ujë të pijshëm, zhvillimi i turizmit malor dhe subvencionimi i bujqësisë nuk janë thjesht projekte infrastrukturore – janë investime në të ardhmen e çdo familjeje kamenicase. Këto projekte do të gjenerojnë vende pune dhe do të sigurojnë që rinia jonë të ndërtojë të ardhmen këtu, jo në emigracion”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka folur sërish për rëndësinë e anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO.
“Programi ynë kombëtar për anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional, ulja e taksave për biznesin privat dhe rritja e pagave e pensioneve janë garanci për një Kamenicë e Kosovë më të fortë. Ne do të vazhdojmë infrastrukturën e filluar në 2019, por mbi të gjitha do të sigurojmë që çdo investim publik të përkthehet në mundësi reale për qytetarët. Ndryshimi fillon tani – me vendosmëri, me plan konkret dhe me vullnetin e pathyeshëm për të ndërtuar një Kamenicë që i shërben çdo qytetari”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...