Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në kuadër të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar është takuar me të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe një ndër partnerët tanë kryesorë, shkruan Arbresh.info.
Kjo pasi që, siç tha ai, vendi është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme “me qasjen vet-izoluese të Qeverisë së Kosovës”.
“Këtë e theksoi edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku konfirmoi shqetësimin tonë se shumë investitorë po i drejtohen shteteve të tjera të rajonit.”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj theksoi se vet-izolimi i Kosovës po sjell jo vetëm dëme politike, por edhe dëme të mëdha ekonomike.
“Kjo po reflektohet qartë në largimin masiv të fuqisë punëtore dhe mungesën e vendeve të reja të punës për shkak të mungesës së investimeve.”, ka shkruar mes të tjerash kreu opozitar.
Haradinaj theksoi se Kosovës i duhet ndryshim urgjent, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit.
“Ne kemi potencial në inovacion dhe zhvillim, por për të përfituar nga ky potencial, na duhet një mentalitet i ri qeverisës.”, ka shkruar mes të tjerash Haradinaj./Arbresh.info/
h
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...