Haradinaj me mesazh pikëllues në përvjetorin e vdekjes së nipit

11:41 | 2 Tetor 2019
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar nipin e tij në përvjetorin e vdekjes, Shqipdon Haradinajn.

Ai ka thënë se në këtë përvjetor, e kujton atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmije – të një engjëlli.

“Sot, do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmije, të një engjulli!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon Haradinaj! RH”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1378320375625706/?type=3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme