Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përshëndetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
“Me ceremoninë e sotme në selinë e NATO-s, Ballkani tashmë ka edhe një shtet në NATO. Ky është lajm i mrekullueshëm për sigurinë rajonale, rrjedhimisht edhe për Kosovën. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është edhe një hap drejt përmirësimit të ambientit të sigurisë në rajonin tonë, edhe një hap drejt kontributit rajonal në sigurinë globale. Hapi përfundimtar për sigurinë rajonale është anëtarësimi i Kosovës në NATO, duke uruar që edhe Maqedonia do ta arrijë këtë së shpejti, ndërsa Serbia të fillojë sa më shpejt politikat bashkëpunuese”, shkruan Haradinaj.
Qeveria e Kosovës, pas 11 qershorit, sipas tij, do të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me fqinjët, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe të barabartë.
“Me Malin e Zi jemi shtete mike dhe do të përfundojmë edhe çështjen e demarkacionit me dialog dhe qasje të përbashkët. Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave transnacionale, duke përfshirë këtu edhe përballjen me influencën në rritje të Rusisë në Ballkan”, shkruan Haradinaj në facebook.
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...