Haradinaj: Me ligjin për paga, lajme të mira po vijnë edhe për sektorin shëndetësor

15:35 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në prag të festave, ka vizituar edhe punonjësit shëndetësor.

“Aty ku frymon jeta, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkova për t’iu shpreh mirënjohjen për punën e madhe personelit shëndetësor dhe të gjithë atyre që janë në shërbim të qytetarëve edhe në ditë feste. Jam krenar që gjendja në shëndetësi po ndryshon gradualisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Me ligjin për paga, shkruan Haradinaj, nga i cili përfitojnë profesionistët shëndetësor dhe me rritjen e buxhetit, lajme të mira po vijnë edhe për këtë sektor.

“Vendimet e mëdha për vendin dhe qytetarët tanë do ta karakterizojnë edhe vitin para nesh!”, ka përfunduar Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme