Haradinaj: Me kalimin e kohës Kosova po e rrit jo vetëm prodhimin por edhe cilësinë e verës

21:00 | 21 Nëntor 2024
R J

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Francës.

Haradinaj tha se organizim simbolizon jo vetëm traditën e pasur të Francës për verën, por edhe një mundësi për të ndarë momente të veçanta dhe për të nxitur bashkëpunimin kulturor.

“Edhe Kosova njihet për kulturën e verës si një vlerë në rritje në çdo hap. Me kalimin e viteve, vendi ynë po arrin të rrisë jo vetëm prodhimin, por edhe cilësinë e verës, duke u bërë një konkurrues i denjë në tregun ndërkombëtar të verërave”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme