Kryeministri i Rëpublikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në interpelancën e tij për energjinë ka thënë se kur e kanë marr mandatin e qeverisjes, ka qenë i harxhuar thëngjilli rezervë.
“Njëkohësisht kan pasur të ndërprehet mihja për shkak të moszhvendosjes zë banorëve. Të gjithë e dini që ka qenë kështu. Cilat kanë qenë opsionet për Qeverinë e vendit, cilado që të ishte. Osë të vazhdohet me import ose të ndërimrret diçka. Tërë kohën sa nuk kam qenë në qeverisje asnjë shtëpi ska arritur të ndërtohet i kam gjetur ashtu. Me ditë të tëra kemi qenë në atë pjesë, ata nuk lëshojnë dorë nga vendi i tyre pa kompensim dhe normal që ne kompensojmë”, ka thënë ai.
Sipas Haradinajt kanë filluar të prodhojnë energji.
“E vërteta është që ne kemi filluar prodhim. 6.6 cent e kemi çmimin nuk është rritur deri tani. Edhe pse ka pasur investime ku vet rrjeti përfshirë edhe pajisjet dhe shpërndarjen e rrjetit janë të vjetëra. E din çdokush. Përveç ndërprerjeve të planifikuara që kemi pyetur pse ka ndërprerje i kemi mbikëqyrur i bie se ndodhin për shkak se ka investime e riparime, dikush ka thënë që ka mbingarkesë e dikush ka mungesë. Unë kam thënë që dikush duhet të jap llogari për këto, dhe gjendja nuk është e lehtë as tash. Nuk do të shkojë shumë lehtë rikthimi i Kosovës në energji por me investimin e ri që po kërkoni ta anuloni mund të kthehet në një fuqi energjetike”, ka thënë ai./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...