Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj e ka komentuar ndërtimin e rrugës që kalon afër zonës së Manastirit.
Ai ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge e rritë vlerën e kësaj zone të veçantë për të gjithë.
Haradinaj ka deklaruar se duhet ndaluar politizimi i ndërtimit të kësaj rruge nga autoritetet serbe.
“Mbrojtjen e Manastirit të Deçanit e ka bërë vet populli i Deçanit. Unë prapë do ta mbrojë si vlerë kulturore dhe ndërtimi i rrugës e rritë vlerën e kësaj zone të veçantë për të gjithë ne. Tendencat për politizim nuk janë asgjë tjetër veç e rëndojnë jetën dhe raportet e mira që janë krijuar ndër vite. Kjo rrugë është dhe do të jetë për qytetarët e Deçanit”, ka deklaruar Haradinaj për express.
E këto komente ai i bëri pas deklaratave të autoriteteve serbe. Nga Beogradi zyrtarë deklaruar se Manastiri i Deçanit rrezikohet nga punimet që po zhvillohen afër saj.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq njoftoi se, për këtë arsye, në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do t’u kërkojë përfaqësuesve të Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë që të ndërpresin urgjentisht dhe përgjithmonë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...