Haradinaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë

11:44 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës do të mblidhet sot pas ngjarjeve të djeshme në veriun e Kosovës.

Sipas një njoftimi, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Gjithashtu është bërë e ditur se pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare që përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i Policisë, komandanti i FSK-së, ministri i Punëve të Brendshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme