Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot kryesin e AAK-së të cilët i informoi për vizitën e tij të fundit në SHBA.
Po ashtu, në këtë mbledhje Haradinaj bëri të ditur se u diskutua për orientimet programore dhe agjendën e parafushatës, si dhe u miratua rregullorja e brendshme financiare e AAK-së, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë qëndrimit tim në ShBA, theksi kryesor u vendos në kërkesën për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO. Ky hap përfaqëson kthesën më të rëndësishme për sigurinë e Kosovës dhe elementin kyç për garantimin e zhvillimit ekonomik dhe ngritjen e standardit të jetesës për qytetarët tanë, duke përfshirë pagat dhe pensionet e dinjitetshme”, ka shkruar kreu i AAK-së në llogarinë e tij në Facebook.
“Anëtarësimi direkt në NATO është një strategji gjithëpërfshirëse që do të përmirësonte sistemet arsimore dhe shëndetësore, si dhe do të hapte perspektivë zhvillimi që do të ishte shtysë e madhe për qëndrimin e popullatës në vend, emigrimi i së cilës ka marrë përmasa shqetësuese”, tha Haradinaj.
“Kjo qasje pasqyron vizionin e gjerë që kërkon udhëheqja kombëtare. Duke e parë anëtarësimin në NATO si një përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, Aleanca dhe partnerët e saj të koalicionit po ndërmarrin një hap ambicioz drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Kosovën”, tha në fund Haradinaj./Arbresh.info
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...