Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë të arritur sot në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj tha se kjo marrëveshje nuk është e re, pasi buron nga marrëveshjet e mëhershme të rregullimit të tregut të energjisë.
“Kjo marrëveshje nuk është e re, fillet e kësaj marrëveshje janë të hershme, burojnë edhe nga marrëveshjet e hershme, pra të rregullimit të tregut të energjisë, të rregullimit rajonal, por veçanërisht edhe nga pavarësimi i KOSTT Kosova, pra i fitimit të të drejtës për të qenë treg i drejt, i pavarur, ose treg i rregulluar nga Kosova, ashtu siç rregullohen edhe tregjet tjera me të drejta të barabarta. Bazuar në këtë të arritur të Kosovës, pra atë që e kemi quajtur si fitore ose pavarësim energjetik, kur KOSTT pra antarësohet në Entso-E, atëherë pra mund të themi se sovraniteti energjetik nuk preket, pra me marrëveshjen e sotme, njëkohësisht shumica e obligimeve nga kjo marrëveshje janë të njohura për Kosovën edhe më herët, pra burojnë siç e shihni edhe lidhen edhe thirren të arriturat energjetike” tha Haradinaj në Rubikon.
Megjithatë Haradinaj tha se kjo marrëveshje risi ka pikën e saj të gjashtë ku i jepet autoritet i shtuar Elektroserverit.
“Risi është pika gjashtë ku i jepet një autoritet i shtuar Elektroserverit për çështjen e investimeve dhe infrastrukturën e rrjetit, pra nuk e di si është rregullur kjo dhe deri në çfarë shkalle. Elektroserver, pra fjala ose qendrimi i tyre mund të jetë i vlefshëm nëse është për një afat të caktuar kohor, apo është i përhershëm, sepse planifikimet në investim nëse dallojnë nga planifikimet naconale, pra nëse nuk bëhen plan nacional mund të shkaktojnë shqetësime në të ardhmen”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se marrëveshja e rregullon çështjen e autoritetit të KOSST-it, të Kosovës dhe të tregut energjetik në veri, sepse Elektroserver është një operator i regjistruar në bazë të ligjeve të Kosovës dhe ua mundëson qytetarëve në veri të furnizohen me energji dhe ta paguajnë atë.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme