Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të ndezjes së qirinjve të festës së Hanukkah, me ftesë të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Sh.S. Tamara Ziv.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se Kosova dhe Izraeli janë popuj që ndajnë histori të cilët mes dhimbjeve e gjenocidit, gjetën shpresë, fuqi e dritë.
“Me ftesë të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Sh.S. Znj. Tamara Ziv, mora pjesë në ceremoninë tradicionale të ndezjes së qirinjve të festës së Hanukkah. Marrëdhëniet me Izraelin janë të një rëndësie të veçantë e strategjike”, shkroi Haradinaj.
“Kosova dhe Izraeli janë popuj që ndajnë histori të cilët mes dhimbjeve e gjenocidit, gjetën shpresë, fuqi e dritë. Njohja nga Izraeli vazhdon të mbetet kryelajmi i politikës sonë të jashtme tash e 2 vjet. Shembulli i zhvillimit të Izraelit duhet të jetë inspirim për Kosovën tonë”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë