Ish kryeministri i Kosovës, e ka kritikuar vendimin e Qeverisë së re të Kosovës që të ndajë vetëm 200 mijë euro në konferencën e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit.
“Është marre që Kosova më jap më pak parë për tërmetin në Shqipëri, sesa Serbia. Është dasht të ndahen 2 milionë euro dhe nëse ato pare nuk janë tash, të jepen me tri këste”, ka thënë Haradinaj.
“Kush jemi ne, si mund të thuash i ndajë për Shqipërinë 200 mijë euro, marrë është. Atë shumë mund ta ndajë një individ. Është dashur të mblidhet qeveria në mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditë, dëmtimet në Shqipëri dhe të thotë se në urgjencë qeveria e më hershme i ka ndarë 500 mijë euro, ne tash do t’i ndajmë 2 milionë euro. Nuk janë para të humbura, janë para që shkojnë të vëllezërit e motrat tona”, ka thënë lideri i AAK-së.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...