Google ADS

Haradinaj: Manifestimi në 70-vjetorin e Ansamblit “RUGOVA” i bënë nder Rugovës kreshnike dhe gjithë kombit

19:51 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në manifestimin artistik tradicional me rastin e 70-vjetorit të Ansamblit Folklorik Autokton “RUGOVA”, që u mbajt nën patronatin e Kryeministrit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, uroi 70-vjetorin e Ansamblit “RUGOVA”, i cili siç tha, koincidon me ditëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova.

“Ne kudo që jemi krenohemi me ju, me Ansamblin Autokton “RUGOVA”. Kjo është një festë e madhe, me shumë domethënie, dhe ky bashkim i yni e vërteton rrugëtimin 70 vjeçar të një thesari tonë, por që është mijëra vjet”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se ky manifestim i bënë nderë jo vetëm artistëve, Rugovës kreshnike, por edhe kombit.

Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë tha se Kosova, Qeveria, dhe të gjithë të tjerët, e kanë për nder ta rregullojnë statusin ligjor të Ansamblit Autokton “RUGOVA” si Ansambël Nacional, dhe siç tha ai, kjo do të ndodhë.

“Dëshiroj të them se të gjithë e dimë se modernja është e të gjithëve, të gjithë kanë hise në të, por tradita është vetëm e atyre që e ruajnë dhe unë ju përgëzoj që e keni ruajtur për vete dhe për ne kudo që jemi”, tha kryeministri Haradinaj.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin ansamblet nga e gjithë hapësira shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme