Haradinaj: LVV na preu në besë, Rexhep Selimi mashtrues i madh

19:19 | 14 Mars 2020
Arditë Shkodra

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas votimit të mocionit për kalimin e buxhetit me procedurë të përshpejtuar.

Ai e ka quajtur mashtrues Rexhep Selimin, duke thënë se nuk e ka ditur që është mashtrues kaq i madh.

“Mashtrues ordiner si Rexhep Selimi. E kam ditë, por që je qekaq, hallall i koftë. Nuk bëtë mirë hiç, me këtë sjellje që e bëtë. Nuk pat vullnet kërkush me iu pengu, por me iu përkrah”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se kjo është prerje në besë.

“Mendoj që kemi me iu dashtë prapë në të ardhmen. Mbane mend. Mos i humbni miqtë se iu vyjnë, këtë dine. Numrat ne e dimë që i keni, s’keni pas nevojë me ba këso fiskulture. Pata vullnet me e përkrah kalimin e projektbuxhetit. Jemi pre në besë, dhe nuk është normale kjo punë. Ky është buxhet i hajnisë i një ministrie të caktume, kurgjo ma shumë”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme