Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuaren me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.
Anne Dostert e uroi Kryeministrin për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Gjatë takimit, Dostert foli për mundësitë e investimeve në Kosovë, për projektet dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë Anne Dostert, tha se angazhimi i pjesëtarëve të KFOR-it, nga Luksemburgu në Kosovë, është pjesë e kontributit që shteti ynë ka dhënë për vendin tuaj.
Haradinaj dhe Dostert, u dakorduan që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me theks të veçantë në shëndetësi dhe arsim.
Kryeministri Haradinaj falënderoi Anne Dostert si dhe shtetin e Luksemburgut për investimet e vazhdueshme në fusha të ndryshme në Kosovë.
Gucati: Është turp i madh që Qeveria ende nuk ka dërguar një...
Dëmtohet tabela ku shkruan ‘’Mirë se vini në Zveçan’’
Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frim...
Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad D...
Me 95% të votave të numëruara, Rama drejt fitores me 82 mand...
Sveçla takon Shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, diskutojnë pë...