Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim i dha armikut përgjigjen e merituar.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri.
“Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”, ka shkruar Haradinaj. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...