Deklaratave të liderit të Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili gjatë ditës tha se partia e tij nuk do ta lejojë krijimin e ushtrisë së Kosovës, u është përgjigjur deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj.
Haradinaj ka thënë të hënën për Express se janë pikërisht qëndrimet e Listës Serbe të cilat po i shtyejnë institucionet e Kosovës që përmes ndryshimit të ligjit ta themelojnë ushtrinë e Kosovës. Haradinaj tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i marrë parasysh deklarimet e tilla të listës serbe.
“Pikërisht qëndrimi i tyre na ka shtyrë që përkohësisht ta ndërrojmë misonin dhe kapacitetet. Këtë qëndrim të tyre duhet ta shohin edhe partnerët ndërkombëtarë dhe të na përkrahin në këto ndryshime që nuk kërkojnë votim të dyfishtë”, ka thënë Haradinaj.Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq i ka thënë Klan Kosovës se ata do të pengojnë projektligjn për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.Ushtria sipas Simiqit nuk duhet të bëhet pasi që as partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, SHBA dhe BE nuk janë në favor të këtij versioni.Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ku kërkohen 2/3 e votave, ai ka thënë se nuk është koha për këtë dhe se preferojnë që një herë për një herë FSK të mbetet me mandat të njëjtë.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet