Google ADS

Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin që u dënua për keqpërdorim të detyrës

11:15 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se lirimi është bërë me kërkesë të Nerjovaj, shkruan arbresh.info.

“Sot kam liruar nga detyra Zv/ Ministrin e Administratës Publike Z. Bujar Nerjovaj. Lirimi bëhet me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor. E falënderoj Zv/ Ministrin Nerjovaj për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës Publike!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe zëvendësministri Nerjovaj ditë më parë është dënuar më 6 muaj burg pasi është shpallur fajtor për ke përdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës kur ka mbajtur pozitën e Inspeksionit në Prizren./Arbresh.info/

 

Lexo edhe: Zëvendësministri Nerjovaj shpallet fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme