Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Më pas, kryeministri në detyrë Haradinaj bëri homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, dhe te varrezat e burrështetasve dhe heronjve në Velani, te varri i Adem Demaçit, heronjve Ilir Konushevci, Hazir Mala, si dhe te varret e dëshmorëve në Velani.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se është 27 Nëntori-Dita e ushtrisë, ditë që lidhet me daljen publike të UÇK-së, njëkohësisht që është në vigjilje të 28 nëntorit, ditë kjo që na bashkon të gjithëve.
“Kjo datë po shënohet me ndjenjën e tragjedisë që ndodhi në Shqipëri ku qytetarët të Kosovës, bashkëkombës tanë shqiptarë nga Shqipëria humbën jetët, e po ashtu edhe shumë të tjerë mbetën të lënduar. Kosova ka qenë si duhet dje, institucionet e vendit kanë kryer të gjitha veprimet e duhura për t’i dalë në ndihmë bashkëkombësve në Shqipëri, gjithë atyre që janë prekur. Edhe ushtarët, policët tanë dhe njësi të tjera janë edhe sot në përkrahje të institucioneve të Shqipërisë, për nxjerrje e mundshme të gjallëve të mbetur nën rrënoja, por edhe për sanimin e dëmeve”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, pas homazhe.
Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se sot nderojnë gjithë të rënët për liri, në Prekaz, Komandantin Legjendar Adem Jashari, Familjen Heroike Jashari, presidentin Ibrahim Rugova, heronjtë tjerë, Adem Demaçin, Ahmet Krasniqin, bashkëluftëtarët, e gjatë ditës homazhe do të bëjë edhe në Gllogjan, në Kompleksin Memorial te Kulla e Dëshmorëve.
“Jemi të vetëdijshëm se liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit, martirët, gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza. Lavdi e përjetshme”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj./arbresh.info
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...