Haradinaj: Liria e medieve, sinjal se demokracia po forcohet

18:45 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj radhitjes së Kosovës në vendin e 75 sa i përket lirisë së shtypit.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky raport është inkurajues, shkruan arbresh.info.

“Inkurajues dhe për t’u përshëndetur raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019”, ka shkruar ai.

I pari i Qeverisë ka shkruar gjithashtu se mediat e lira janë sinjal  se demokracia po forcohet.

“Mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime. Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mirë”, ka përfunduar ai./Abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme