Haradinaj: Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme

14:34 | 3 Maj 2022
S D

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se ndihet i shqetësuar ndaj sulmeve që po iu bëhen gazetarëve e mediave nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira.

Sipas tij, shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.

“Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual. Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme. Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të demokracisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme