Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sot për nevojën e kthimit të drejtës së mohuar të qytetarëve të komunës së Obiliqit përmes Ligjit për Obiliqin.
Haradinaj e ka quajtur ligj të nevojshëm për jetën e qytetarëve në këtë komunë, duke pasur parasysh se jetojnë në perimetrin e parë të zonës së termocentralit energjetike të Kosovës.
Këto komente Haradinaj I ka bërë gjatë fjalimit të tij në hapjen e Kuvendit Zgjedhor të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në komunën e Obiliqit. Meritat për këtë ligj dhe të mirat që sjellë ai, ia ka atribuuar kryetarit të Obiliqit nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi.
“…Kryetarin Xhafer Gashi shfrytëzoj rastin publikisht me uru për një punë jashtëzakonisht të çmueshme në politikë dhe në Aleancë dhe për qytetarët e vet në komunën e Obiliqit që i ka përfaqësua me nderë. Nuk është rastësi se është këtu për shkak se po bëhet fjalë për njerëz që vlerat e veta i kanë dhënë për vlerën e përbashkët që në kohën e lirisë si familje dhe individë dhe njëkohësisht gatishmërinë dhe guximin që me krijua vlerë të re edhe vlerës së re ekonomike për sipërmarrës por ashtu vlerës së re shoqërore dhe komunës. E ku shihet vlera e re e Komunës e shoqërore ose vlera e Komunës, e për të cilën qytetarët e Obiliqit do të jenë mirënjohës Xhaferit gjatë gjithë jetës së vet por edhe juve së bashku? Është ligji për Obiliqin, ligji që ende nuk i ka dhanë efektet e veta por mos harroni se është lajm i mirë e i përhershëm dhe i përjetshëm për ju… Do të kthejë një të drejtë të mohuar gjatë për ju dhe do t’i kryej disa obligime që janë tepër të domosdoshme për një jetë të dinjitetshme normale duke pasur parasysh që ju jetoni në perimetrin e parë të termocentralit dhe kjo lidhet vetvetiu edhe me pasoja në ambient dhe pasoja të tjera dhe nuk ka sesi mos me iu kthye e drejta e tyre këtyre qytetarëve pikërisht për faktin se dëmtohen”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri po ashtu ka thënë se Kosova po vendos themelet e saj, edhe pse me vonesë.
“Tani kemi ardh me detyrë dhe detyra është ripërtëritja e udhëheqjes, nga kryetari e kryesia e kështu më radhë, por me rëndësi është edhe ripërtëritja e asaj se për çka mendojmë dhe pse qëndrojmë ne këtë parti…Miku ma i mirë është ai që mundesh me llogarit në të. Që mundesh me llogarit nëse të bjen puna me mujt me llogarit. Kush është partia e vërtetë që partia mundet me llogarit në të më të vërtetë është Aleanca besomëni dhe nuk po e them këtë vetëm ne se jemi ne Aleancë por po e thonë edhe të tjerët edhe kur ju bjen mirë edhe kur nuk ju bjen mirë, për Kosovën jemi në gjendje me marrë vendimet më të vështira….Themelet po i vendosim pak me vonesë, pas 20 vjet liri e 10 vjet pavarësi, por prapë nuk është kurrë vonë kur është për mirë’, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka thënë se do të trajtojnë me kujdes çështjen e liberalizimit të vizave, anëtarësimit të Kosovës në Interpol, njohjes së ndërsjellë me Serbinë dhe me guxim edhe procesin e pajtimit dhe integrimeve në NATO dhe BE.
Fjalë rasti në hapjen e Kuvendit zgjedhor të AK-së në degën e saj në Obiliq, ku pritet të zgjidhet kryetari i degës, delegatë dhe kryesia ka mbajtur edhe kryetari aktual i kësaj dege, Enver Gashi si dhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Ky i fundit tha se meritat për punën në komunën e tij nuk i bart vetëm ai por të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe se, sipas tij, padyshim zgjedhjet nga kuvendi i sotëm i AAK-së do të jenë të mira sepse “qëllimi është i mirë”. Ai tha se shpreson që puna të vazhdojë edhe më tutje.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...