Google ADS

Haradinaj: Liberalizimi merr kohë, heqja e taksës vetëm pas njohjes nga Serbia

15:55 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas kthimit nga vizita zyrtare në Berlin ka është deklaruar në një konferencë për medie.

Haradinaj ka thënë se gjatë vizitës është diskutuar për liberalizimin e vizave, shkruan arbresh.info.

“Gjatë vizitës në Berlin kam pas edhe një takim pune me kanceralen e Gjermanisë, Angela Merkel dhe deputetë të tjerë, i kemi ra në pah me këtë vizitë, me këtë komunikim të ri të procesit të liberalizimit. Në Berlin qëndron edhe një grup që vazhdon me punë për implementim të vendimit për viza. Kosova e ka arrit një nivel të ri më të lartë në marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, me këtë vizitë është konfirmuar edhe një herë serioziteti i Kosovës në punët e shtëpisë, në agjendën integruese euroatlantike”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se procesi i liberalizimit merr kohë.

“Gjermania e ka thënë “po” e saj dhe përgatitjet teknike marrin kohë dhe ajo çfarë mund të bëj Gjermania është përkrahje nga vendet tjera. E për me hy në rend të ditës së Këshillit na duhet një sponsor dhe është një proces që merr ndonjë javë dhe duhet ta kuptojmë ashtu”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa i pyetur nëse i është kërkuar largimi i taksës, Haradinaj përsëriti se ajo mund të bëhet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Është diskutuar dialogu, qeshjeve e veprimeve, kundërshtimi në Interpol, çështja e taksës, pezullimi i saj, ndërprerja e veprimeve tjera. Bindja ime është që taksa mund të hiqet në rast se ka një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues”, ka thënë ai.

E sipas të parit të Qeverisë së Kosovës në Berlin nuk është diskutuar për korrigjim të kufijve.

“Takimi i Samitit i Berlinit e ka mbyll çështjen  e formulave për ndërrimit të territoreve, kufijve, kësaj here nuk ka vazhduar diskutimi për një temë të tillë sepse nuk ekziston më te asnjë palë serioze por është në interes gjetja e një zgjidhje dhe vazhdimi i dialogut”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme