Duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të bie qeveria në rast se nuk hiqet dorë nga taksa 100 për qind e Serbisë, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se do të ishte mirë që qeveria të bjerë për shkak të këmbënguljes për mos heqje të taksës ndaj mallrave serbe.
“Atëherë do të shihej se kush është dhe kush nuk është për sovranitet shtetëror të Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.
Deputeti i AAK-së nuk ka dashur të flasë rreth vizës së refuzuar të SHBA-së për vëllanë e tij, Ramush Haradinajn, duke thënë se nuk ka informata rreth kësaj çështje, ndërsa shtoi se kryeministri ka raporte korrekte me zyrtarë të SHBA-së.
“Taksa nuk do të hiqet pa një garanci serioze sepse ne kemi insistuar që të kemi Amerikën në dialog. Sepse ne kemi besim të plotë në SHBA dhe taksa duhet parë si garani: njohjen reciproke dhe implementim të marrëveshjeve”, ka thënë Haradinaj.
“Edhe unë besoj se SHBA-të e njohin Ramushin, ka raporte korrekte me të. E dinë mirë që kjo taksë duhet me pas një konçesion pozitiv në raport me Kosovën”, ka shtuar ai.
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...