Google ADS

Haradinaj-LDK-së ju në vitin 2014-të e keni lënë Kosovën pa ushtri

10:55 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë Kuvendit të Kosovës i ka replikuar shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit mbi raportin e Qeverisë , raporton arbresh.info.

Haradinaj gjatë debatit i ka përmendur disa tema të cilat e kanë rënduar Kosovën si Dialogu me Serbinë, Demarkacionin me Malin e Zi dhe Ushtrinë Kosovës.

Sipas tij, e Lidhja Demokratike e Kosovës e ka lënë Kosovën pa ushtri.

“ Sa i përket ushtrisë është LDK-ja që e ka lënë Kosovën pa ushtri  jemi takuar në ambasadën amerikane jemi takuar me Behgjet Pacollin, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin ku në vitin 2014 kemi mujt të kemi pasur ushtrinë tonë, por LDK ka deshtë me u bë patriota dhe keni dashtë me marrë një përqind të votave”, tha Haradinaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme