Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar komunën e Vitisë.
Haradinaj në një bashkëbisedim me qytetarë të Vitisë ka folur për dialogun, krizën ekonomike dhe energjetike, me të cilat po përballen qytetarët.
“Në Viti bashkëbisedova me qytetarët për dy situata të rëndësishme për vendin tonë, por edhe për tema lokale që lidhen me komunën e tyre. Duke folur rreth marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë, bëra të qartë rolin madhor që e kanë aleatët tanë strategjik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj, përmes një postimi në Facbook.
Ai ka thënë se i ka paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat dhe rreziqet që mund të dalin gjatë rrugës, për ekonominë si dhe çfarë duhet të bëjmë ne si shtet në përballjen me Serbinë.
“Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim, i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës”.
“Tema e dytë ishte ajo e ekonomisë, për shkak të krizës së thellë që e ka kapluar vendin. Një kryeministër normal, në këtë kohë do të fuste në punë të gjitha kapacitetet e vendit: mendjen e njerëzve, resurset financiare, pasuritë natyrore, investimet kapitale, e gjithsesi, rritjen e pagave për të gjithë. Përball Serbisë ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja, e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare, të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit