Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier ka thënë se ekziston një rrezik real lidhur me hapjen e urës së Ibrit për ushtarët e NATO-s, veçanërisht ata amerikan.
Hovenier i është lutur Qeverisë së Kosovës që në këto momente mos të ndërmarr hapa për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Lexo edhe:
Ndaj kësaj, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se kushdo që i rrezikon ushtarët amerikan në Kosovë nuk i takon Kosovës.
“Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet! Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...