Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurtit, që ta ndërpresë procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat në veri.
“Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve”, ka shkruar kreu i AAK-së në Twitter.
Ai shtoi se duhet dorëheqje e kryetarëve atje, dhe se së ashtu do të binden edhe aleatët.
“Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/
Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion.
Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit.— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) August 17, 2023
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...