Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se po i merr meritat për projektin e impiantit për përpunimin e ujërave të zeza në Gjakovë.
Haradinaj tha se impianti ka filluar të ndërtohej gjatë qeverisjes së tij, është bashkëfinancuar nga qeveria gjermane, ajo zvicerane e komuna e Gjakovës, ndërsa ka përfunduar në kohën e Qeverisë Kurti.
“Është mirë të jemi modestë në përvetësimin e meritave. Në rastin konkret impianti ka filluar të ndërtohet gjatë qeverisjes sime, është kryer nga ata që e kanë financuar dhe ka përfunduar në kohën e kësaj qeverie. Të shpresojmë që qeveria e ardhshme të ketë kënaqësinë që t’i inaugurojë projektet që i nisë qeveria e sotme. Thashë, të shpresojmë”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Haradinaj u shpreh i lumtur që ky investim sot është në dobi të qytetarëve të Gjakovës, teksa shtoi se “asgjë nuk pikon nga qielli, por është rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm, edhe i donatorëve por edhe i Komunës së Gjakovës”./Arbresh.info/
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...
Anisa-Anës: Po të kishe aq shumë vëmendje, nuk do dilje më p...