Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se kryeministri Albin Kurti, po i ikë komunikimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri ynë po i ikë Amerikës. Është e habitshme kur vetë Kryeministri i lajmëron një numër kaq të madh të marrëveshjeve edhe më thënë që ka mbetë vetëm njohja. Pse Kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet Presidentit të Amerikës me i kërku një emisar special për dialogun Kosovë-Serbi, për njohjen reciproke. Pse nuk i kërkon Bidenit, njeriut që ka luftu vazhdimisht për çështjen e shqiptarëve në Ballkan, e njeh në thelb problemin e shqiptarëve. Pse hezitojmë me ja kërku ndihmën. Ku e kemi problemin, pse s’po guxojmë. Duke e ditë që çështjet e mëdha në Ballkan nuk kryhen pa Amerikën. Pse? Pse? Pse? I kemi shkru për vaksina pse mos me i shkru për këtë, kur e dimë që është kaq pro çështjes shqiptare në Ballkan. Ka diçka që jep pikëpyetje”, është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, shkuarja në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të konsiderohet si “palë”, pasi Kosova është viktimë.
“Fol veç për veti, mos thuj ‘palët’ në dialog. Vetëm shkuaraja, me u ulë me Vuçiqin është sakrificë, s’ke asnjë arsye. Ata flasin për vete, e kanë Kinën e Rusinë. Mos folë me ‘palë’ se na jemi viktimë. Nuk ja du Kosovës dështimin, se jam në opozitë. Na po dojmë suksese, e po dojmë unitet. Por, duke mos guxu me ftu Amerikën e me hy, s’dimë si me bo unitet. Kemi probleme serioze nga fshehja dhe ikja”, thotë Haradinaj.
Aktualisht po vazhdon debati në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, pak ditë para takimit Kurti-Vuçiq./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...