Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është Qeveria më e korruptuar që e ka pasur ndonjëherë Kosova.
Sipas Haradinajt, kontratat e shumta njëburimore e konfirmojnë këtë.
“Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova, këtë e thotë matematika, nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.
“Kurti veçse është në fund të mandatit të vet, e ka kryer mandatin, tani e tutje është çështje e dakordimeve se si do rrjedh procesi. Do mbahet mend për një qeveri e cila jo vetëm që cila jo vetëm që si ka sjell suksese Kosovës por ka bërë kthim mbrapa në çështje shumë serioze, përfshirë nga siguria, aleatët tonë çështjet ekonomike”.
I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj tha se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”.
“Zbatohet ligji, pala që ka qenë qiradhënëse e ka ndërprerë kontratën, ne si qiramarrës po ashtu zbatohet ligji”.
Haradinaj ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.
Sipas Haradinajt, deçanasit ishin të befasuar me këtë vendim.
“Isha në Deçan me kryetarin (Bashkim Ramosaj), ata ishin të befasuar që Qeveria e ka zbatuar. Nuk kishin bërë ndonjë përgatitje paraprake, ne jetojmë në Kosovë, nuk kemi shtet tjetër, duhet të respektim të ligjeve të Kosovës, besojmë se kjo është kryesore”, u shpreh Haradinaj.
E kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron se kryeministri Kurti ka krijuar një opinion të rrejshëm kinse është këmbëngulës në qëndrimet e tij.
Vendimet e Kurtit sipas Limajt po e dëmtojnë Kosovën, teksa e quan kryeministrin që bënë lëshime e kompromise.
“Fatkeqësisht këtu po krijohet një opinion i rrejshëm që zotëri Kurti gjoja është këmbëngulës në qëndrimet e tij. Në fakt nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të mëdha të dëmshëm për vendin veçse shtesa është se vendin ka marrë goditje, dhe në të gjitha këto qëndrime të proklamuara ka heq dorë. Ai veç merr goditje kthehet mbrapa dhe Kosova ka ndal. Sot Kosova tash e tri vite është ndal asgjë s’ka ecur as në planet e zhvillimit ekonomik, as nuk e prishur dhe ka humbur mundësinë e promovimit të saj në arenën ndërkombëtare dhe rrumbëllakësimin e shtetësisë sonë, dhe këto janë rezultate, fatkeqësisht”, tha Limaj./eo
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...