Haradinaj: Kurti të kërkoj zyrtarisht që çështja e dialogut të kaloj te presidenti Biden

16:29 | 30 Gusht 2022
K.B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, është shprehur se Kurti duhet të kërkoj zyrtarisht që procesi i dialogut të kaloj te presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

Ai ka thënë se secili që udhëheq me dialogun duhet t’i mos i harroj tri parime e që janë: integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria e Kosovës.

“Ia kam tërhequr vërejtjen e Kurtit për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një, dhe rrezikut që nëse Serbia arrin ndonjë sukses me marrëveshjen e Asociacionit, ajo do të qohet nga tavolina dhe të mos e vazhdoj më dialogun, ngjashëm ka vepruar edhe në konferencën e Ramubjesë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj  ka shtuar se BE-ja ka kryer një punë të rëndësishme në procesin e dialogut, por se tashmë ajo nuk është më neutrale shkaku i luftës me Rusinë.

“Unë besoj shumë që është me rëndësi dhe ia thash kryeministrit Kurti që BE-ja ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat kanë ndryshuar dhe BE nuk është më neutrale tashmë sikurse e gjithë bota është në luftë me Rusinë. Mendoj që është koha që edhe Kurti zyrtarisht të kërkoj që çështjen e dialogut ta kaloj te presidenti Biden sepse në këtë formë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes por edhe garanca në implementim”, tha i pari i AAK-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme