Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë ish-këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashit, ‘vazhdo ti me këso kritika’.
“I tha vazhdo këto diskutime, por jashtë sferës publike. Nuk e ka shkarku, e ka liru nga detyra”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për situatën aktuale politike në vend.
“Thojshin kemi vija të kuqe dhe krejt kanë keshë me mu, e tash i hekën krejt vijat e kuqe e dojnë me u puthë në gojë krejt ndërmjet vete”, thotë Haradinaj.
Ndërsa për krimet e luftës, Haradinaj tha se askush s’ka të drejtë ta falë gjakun e popullit.
“Askush nuk ka të drejtë ta falë gjakun e popullit”, është shprehur Haradinaj.
“Ai që e falë krimin është më kriminel se krimineli që e ka bërë krimin”.
Tutje, Haradinaj tha se OVL e UCK’së janë të revoltuar me të gjithë deputetët e Kuvendit, përvec deputetëve të ri.
“Ne jemi të zhgënjyer me deputetët e Kuvendit, përveç deputetëve të ri. Deputetëve ju kemi thanë në Kuvend, zagar, gomarë, lapera edhe qashtu janë”.
“Sepse deputetët kanë tradhtuar demarkacionin. Deputetë që kanë nënshkruar Gjykatën Speciale veç për UCK”, shtoi Haradinaj.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...