Ish-kryeministri i vendit, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë arsyet e tij se pse kanë votuar mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti.
“Kurti me vendimin e qeverisë më 20 Mars ka marrë vendim për heqjen e tarifës, fillimisht për landën e parë, ndërsa e ka obligu vetën për heqjen e tarifën krejtësisht më 1 prill.
AAK e ka votuar mocionin pikërisht për këtë arsye që Kurti e ka heq tarifën në mënyrë të gabume.
Tarifa ka pas mu heq dikur, por në vend që m’ja dhanë SHBA-së, ai e ka heq atë pa kundërvlerë, duke e coptuar vendimin”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Insajderin.
Kreu i AAK-së ka shtuar tutje se Kurti e ka mashtruar Kosovën duke i thënë reciprocitet.
“Që nga fillimi ka mashtru, ka pas ofertë mashtruese dhe ka mendu me mashtru Kosovën duke e copëtu vendimin për tarifën.
Vendimi për rrëzimin e qeverisë s’është i imi, por i partnerit qeverisës, ne vetëm e kemi mbështet këtë mocion. Pasi që Kurti jo vetëm për tarifën por ka pasur logjikë të gabuar, përfshirë këtu edhe diskriminimin buxhtor”, shton ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...