Sot në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat parlamentarë lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Në fjalën e tij të rastit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia në pushtet ka instaluar një model të ri të korrupsionit, atë të lidhjeve të shkurta.
Haradinaj ka thënë se kjo është bërë duke u vendosur “dostat” e kryeministrit nëpër ndërmarrje publike.
“Disa herë kam paralajmëruar rrezikun e lidhjeve të shkurta si korrupsioni më i rrezikshëm për të cilin VV është përcaktu. VV ka apliku një model korruptim të lidhjeve të shkurta, i cili model si i tillë i del prej kontrolli edhe vendimmarrësve në VV. Po flasim për një model të veçantë, që quhet lidhje e shkurtë korruptive. Kur një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat e kryeministrit i cili personalisht i ka intervistu këta. Vetë kryeministri del në foltore dhe i mbron. VV dhe vendimmarrësit e tyre e i kanë si model lidhjet e shkurta për korrupsion”, ka deklaruar Haradinaj./Arbresh.info/
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij