Haradinaj: Kurti e ka një recetë se si shkatërrohet populli e shteti

23:57 | 27 Korrik 2022
L G

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke komentuar punën e kryeministrit Kurti, ka thënë se ai e ka të shkruar diku recetën se si të shkatërrohet populli dhe vendi i Kosovës.

Haradinaj tha se për këtë çështje gjithmonë ka pasur dyshime, teksa u shpreh se ndryshe kjo nuk shpjegohet.

“Beso kjo nuk shpjegohet ndryshe, fakti që kryeministri i policëve që po i nderojmë në përvjetorin e rënies së tyre, e që i dërgon në veri e përballen me krimin, e që i kanë të gjitha ato probleme, e që e dinë që janë rritur çmimet e prapë nuk ua rritë rrogat”, tha Haradinaj, në Klan Kosova.

Haradinaj ka pyetur se për çfarë arsye janë bllokuar të gjitha projektet që, siç thotë ai, ne i dimë.

“Pra, si ta shpjegojmë këtë gjendje. Le të ma thotë dikush ku është argumenti në këtë rast që ky njeri nuk ua jep paret e tyre. Pse nuk po ka mundësi që kjo qeveri me të vazhdojë investimin. Pse kjo qeveri ia hoqi paret rrugës Dollc-Gjakovë. Pse i ka bllokuar të gjitha ato projekte që i dimë ne”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Kurti ka një agjendë të caktuar.

“Unë besoj se e ka agjendë. Nuk bëhen këto pahiri”, shtoi ish-kryeministri Haradinaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme